Real Madrid mposhti sërish Borussian e Dortmunit të martën në mbrëmje në Bernabeu, ku “Los Blancos” fitoi thellë 5-2 me përmbysje ndaj ekipit gjerman, por kjo fitorre duket se nuk ka qenë pa pasoja për skuadrën e Ancelottit.
Italiani ka marrë ditën e sotme dy lajme të këqija, në prag të “El Clasico”-s me Barcelonën. Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë si portieri Tibo Courtois dhe Rodrigo.
Pas teste të para të kryera ka rezultuar se sulmuesi brazilian ka një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë dhe nesër do të mësohet për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.
Vetë klubi madrilen konfirmoi dhe mungesën e portierit belg përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të mungojë kundër rivalëve të përjetshëm.
View this post on Instagram