Luca Modric pas takimit që pati sot me numrin 2 të Real Madrid pritet të takojë edhe presidentin Fiorentino Perez, për t’i shprehur atij dëshirën për t’u larguar drejt Interit.

Kroatit i është premtuar një kontratë 4-vjeçare te zikaltërit me një pagë 10 milionë euro. Nesër është dita finale për të mësuar gjithçka për këtë transferim, por mediat në Spanjë dhe Itali shprehen se 32-vjeçari e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij.

Si rrjedhojë Reali nuk ka humbur kohë dhe është hedhur menjëherë në sulm. ‘Galaktikët’ kanë piketuar Christian Eriksen, futbollistin e Tottenham, si zëvendësuesin e kroatit.

Dy klubet në historinë e tyre kanë bërë edhe shkëmbime të tjera të bujshme, por për Eriksen duket se do të jetë shumë e vështirë. Arsyeja është se në Angli të enjten përfundon merkato dhe ‘spursat’ do ta kenë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin.

Mediat në Spanjë të cilët gjejnë konfirmim edhe në Angli pohojnë gjithashtu se një ofertë stratosferike gjithsesi do ta lëkunde Tottenham-in.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb