Një gjë është e sigurt. Çfarë do që të ndodhë deri në fund të sezonit, Masimiliano Alegri do të largohet nga Juventus. Për t’u përcaktuar mbetet se ku do të vazhdojë karrierën tekniku italian. Ofertat janë të shumta. Nga Inter, te Mançester Junajtid dhe Real Madrid dhe së fundmi Paris SG janë gati t’i besojnë pankinën, ndërsa trajneri ka luksin e zgjedhjes. Por në këtë garë për të marrë shërbimet e Alegrit, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, i favorizuar është klubi madrilen. Me Solarin që pret vetëm shkarkimin, Florentino Perez ka vendosur emrin e Alegrit në listën e tij, megjithëse trajneri i Juventusit është në balotazh me Zhoze Murinjon.

Gettyimages 1128546100 1
Gettyimages 1128546100 1

Ndërkohë, edhe te “Zonja e Vjetër” nuk po rrinë në pritje. Përtej emrave të bujshëm që qarkullojnë ditët e fundit në media si Zinedin Zidan, Pep Guardiola apo Antonio Konte, i preferuari i kampionëve italianë mbetet Didier Deschamps.

Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19
Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19

Lajmi bëhet I ditur nga gazeta torineze dhe shumë pranë Juventusit, siç është “TuttoSport”. Sipas kësaj të përditëshme, kuotat e teknikut kampion bote me kombëtaren e Francës janë rritur ndjeshëm, kjo edhe për shkak të raportit të shkëlqyer mes familjes Agnelli dhe vetë Deschamps.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb