Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve dhe humbjeve në El Clasico ndaj Barcelonës, Real Madridi i është rikthyer fitoreve në La Liga duke mposhtur në trasfertë  Valladolidin me rezultat 1-4.

Ishte një ndeshje mjaft dramatike, por Los Blancos ia dolën të rrëmbenin tre pikët në këtë fundjavë. Në minutën e 12-të vendasi humbën një penallti dhe më pas pati një gol nga Sergio Guardiola, i cili pas rishqyrtimit me VAR u anullua.

Në minutën e 29-të shënoi Anuar Mohamed për Valladolid, ndërsa pesë minuta më vonë  ishte Rapahael Varane ai që barazoi rezultatin dhe skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultatin 1-1. Në pjesën e dytë Los Blancos u treguan më të rrezikshëm, fillimisht shënuan dy herë me anë të Karim Benzemas (51′, 59′), ndërsa në fund Luka Modric (85′) hipotekoi fitoren për madrilënët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb