TIRANE- Mesfushori ofensiv i Real Madridit, Isco, është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë për një goditje në këmbë ndaj sulmuesit të Barcelones, Neymar, në klasiken e humbur nga madrilenët 4-0 të shtunën e kaluar, bëri të ditur të mërkurën Federata Spanjolle  (RFEF).
Francisco Alarcon “Isco”, 23 vjeç mori një karton të kuq direkt pas ndërhyrjes së ashpër në këmbë ndaj brazilianit në fund të ndeshjes. Ai u kundërshtua nga një pjesë e tifozëve në stadiumin Santiago-Bernabeu për këtë gjest anti-sportiv.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb