Brenda një sezoni Real Madrid ka humbur aq shumë nga shkëlqimi i tyre mbretëror sa dhe senatorët e klubit kërkojnë largimin. Pak ditë më parë bëri shumë bujë lajmi se Sergio Ramos, kapiteni legjendar i Realit, fituesi i 4 Champions League, kërkonte largimin, për ta konfirmuar këtë dëshirë të mbrojtësit është vetë presidenti Florentino Perez por jo sipas kushteve të Ramos:

Perez
Perez

“E kam takuar sëbashku me agjentet e tij, më kërkuan ta lë të lirë por flas drejt Kinës, pasi transferimet aty janë shumë të ndërlikuara. Mund ta diskutojmë këtë por kurrsesi nuk mund të largohet falas, Reali nuk mund ta lë kurrsesi falas kapitenin të largohet, do të ishte një precedent i tmerrshëm”. Duke lënë të hapur çështjen Ramos, presidenti Perez flet për të ardhmen, fillimisht ndalet tek objektivi kryesor, Eden Hazard:

Hazard2017a
Hazard2017a

“E kemi kërkuar prej kohësh, shpresoj që ky të jetë viti i duhur. Kam shumë besim, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Griezmann? Askush nuk ma ka ofruar Griezmann. Zidane nuk më ka kërkuar as Neymar e as Mbappe”.

Ronaldo
Ronaldo

Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për C.Ronaldon: Nuk është larguar as për problemet me evazionin fiskal e as për mua, dëshironte sfida të reja, dëshironte të ndryshonte ambient. Ronaldo ka qenë ekzemplar, blerja ime më e mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb