Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Getafes dhe Real Madridit. Zidan vendosi të linte në pankinë emra si Kros, Modriç, Marcelo apo Asensio, për t’i bërë vend nga minuta e parë të rinjve si Valverde e Brahim

Diaz ishte ai që ra në sy më shumë gjatë ndeshjes, duke dhuruar spektakël me prekjet e tij e duke bërë që në çdo moment mbrojtësit kundërshtarë të ishin në panik sa binte në kontakt me topin. Por derbi madrilen i 27-ti në La Liga përfundoi pa fitues 0-0. Reali vazhdon të mbetet në vendin e tretë në tabelë me 65 pikë, ndërsa Getafe ruan vendin e katërt me 10 pikë më pak.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb