Real Madridi as që e ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Pas Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo dhe Militao, klubi “los blancos” është shumë pranë goditjes së gjashtë të madhe në këtë sezion të tregut të transferimeve. Zinedin Zidane ka shtuar në listën e tij një mesfushor dhe drejtuesit madrilenë e kanë gjetur atë. Bëhet fjalë për Donny Van De Beek, talenti i Ajax Amsterdam që shpërtheu në sezonin e fundit.


C 29 Fotogallery 1025894 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image
C 29 Fotogallery 1025894 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image

Sipas mediave iberike, Real Madrid ka bërë ofertën e parë zyrtare për futbollistin holandez dhe është gati të paguajë 50 milion euro për kartonin e tij. Por kjo shifër është shumë larg pretendimeve të “Harkëtarëve”, të cilët vlerësojnë futbollistin e tyre jo më pak se 65 milion euro. Palët duken larg për momentin, por duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja spanjolle “Marça” marrëveshja është mëse e mundur.


1561635401 859080 1561635696 Noticia Normal
1561635401 859080 1561635696 Noticia Normal

Van De Beek pëlqehet shumë nga Zidane, ndërsa është alternativa e duhur për Paul Pogba. Mesfushori francez ishte objektivi kryesor në merkaton e verës për klubin “merengues”, por pas shumë tratativash Florentino Perez dhe njerëzit e tij kanë kuptuar se është shumë e vështirë, për të mos e thënë e pamundur që të arrihet te futbollisti i Manchester United.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb