Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm që tremb jo pak Juventusin. Sipas “El Chiringuito Tv”, një program i cili është shumë pranë gjërave që ndodhin në shtëpinë e Real Madrid, Massimiliano Allegri është përzgjedhur nga Florentino Perez si trajneri i cili do të drejtojë mbretërorët duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Pas refuzimit që i bërë një vit më parë, Allegeri ka pranuar më në fund ofertën e presidentit të Realit. Ky është një lajm që pritet të trazojë jo pak merkaton pasi është e njohur prej kohësh pëlqimi që Perez ka ndaj Allegrit. E dhënë e dytë vjen nga “Ok Diario”, sipas së cilës: Reali ka hequr dorë nga ideja për të afruar në Madrid, Pochetinon, një tratativë e cila tashmë është e pa mundur.

Allegri ka një kontratë të vlefshme me Juven deri në vitin 2020, nëse këtë vit së bashku me Ronaldon arrin të fitojë Champions League, atëherë mund të largohej nga Torino pa shumë problem. Në Spanjë shkojnë edhe më tej duke theksuar se Juve nuk do ta kishte shumë problem të zëvendësonte Allegrin pasi Zinedin Zidane është gati të rikthehet tek klubi ku u bë i famshëm. Emri i francezit do të vendoste menjëherë “paqen” në Torino, vështirë të mendosh se tifozët do të mërziteshin nga ky “shkëmbim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb