SPANJE-Real Madrid ka permiresuar rekordin e vet duke realizuar 16 fitore radhazi ne te gjitha kompeticionet, fale fitores te shtunen 2-1 ne Malaga, duke e çuar ne 5 pike avantazhin ne krye te Liges.

Karim Benzema hapi serine e golave pas 18 minutave. Francezi eshte demtuar ne gju në minuten e ’73 te lojes dhe eshte zevendesuar.

Nderkohe, Gareth Bale shenoi golin e dyte per madrilenet shtate minuta para fundit te ndeshjes, ndersa Roque Santa Cruz shenoi golin e vetem per vendasit ne kohen shtese.
Ekipi i drejtuar nga Javi Gracia peson humbjen e pare te sezonit ne fushen e vet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb