Cristiano Ronaldo është stërvitur normalisht ditën e sotme por më pas është shtruar në klinikën Sanitas-La Moraleja për tiu nënshtruar disa kontrolleve rutinë. Ronaldo i është nënshtruar kësaj vizite duke përfituar nga pushimi që do ketë si pasojë e kartonit të kuq të marrë në sfidën kundër Cordoba-s. Pritet që vendimi ndaj CR7 të merret nesër në mbrëmje. Rezultatet kanë qenë të mira, përfshi këtu edhe gjuri i tij i majtë që i hapi aq shumë probleme gjatë fillimit të sezonit. Vizita e Ronaldo-s nuk është një rast i veçuar pasi të gjithë lojtarët i nënshtrohen kontrolleve rutinë. Fakti që ylli i Real mund të pezullohet me dy ndeshje, shkruan e përditshmja spanjolle Marca ka bërë që Ronaldo ti nënshtrohet tani këtij kontrolli.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb