Sulmuesi francez i Real Madridit, Benzema, mungoi në ndeshjen me Malagan ku Reali barazoi 1-1, por do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madridit, që luhet të shtunën në orën 16.00.

Trajneri Zinedine Zidane është shprehur i kënaqur që sulmuesi francez është rikthyer në skuadër.

“Benzema është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë e tashmë nuk ka probleme demtimesh. Ai është në gjendje të bëjë gjithcka per ekipin, pasi përveç golave, Benzema punon shumë edhe për ekipin”, ka thënë Zidane per mediat.

“Benzema nuk do të largohet nga Madridi”, ka theksuar trajneri francez.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: