Nuk është aspak një situatë e përshtatshme, gjithnjë nëse është i vërtetë lajmi i publikuar në të përditshmen spanjolle “Marca”, një gazetë pranë Real-it që shkruan se fati i Carlo Ancelotti-t është i lidhur ngushtë më sfidën e 22 marsit kundër Barcelonës. Humbja kundër Schalke ka bërë që presidenti Perez të lëshojë një ultimatum: Real duhet të fitojë në Camp Nou në të kundërt do shkarkohet. Besimi i lojërave ndaj trajnerit ka rënë ndërsa dhomat e zhveshjes janë përçarë. Pakënaqësia e tifozëve ka prekur edhe presidentin Perez. Shkarkimi i Ancelotti-t është përfolur shumë kohët e fundit por tashmë ka dhe një datë konkrete, “El Clasico” kundër Barcelonës. Në Spanjë shkojnë edhe më tej, duke menduar se kush do jetë zëvendësuesi i Carlo-s, me Hierro si një zgjidhje provizore ndërsa Zidane si ëndrra e Perez.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb