Situata e Adrien Rabiot ka bërë që mesfushori francez të tërheq vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha europiane. Rabioti ende nuk ka nënshkruar kontratë me PSG, nga e cila ka vetëm edhe një vit të mbetur  dhe duket se palët janë larg për ta arritur një marrëveshje, pasi lojtari dëshiron të largohet.

Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi është gati të hyjë në garë me Barcelonën për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Rabiot.

Florentino Perez është i gatshëm ta bëj një ofertë të majme për mesfushorin francez. Për Rabiot  janë në garë edhe klubet të tjera si Milani dhe Juventusi.
Reali po shpreson që ta bind 23-vjeçarin që të kalojë në “Bernabeu” para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb