Sezonin e shkuar, Juventusi dhe Real Madridi arritën marrëveshje për transferimin të sulmuesit, Alvaro Morata. Ai braktisi Madridin, për të vijuar karrierën në Torino. Morata, në sezonin e tij të parë te “Zonja” ka shënuar tetë gola, ndërsa këtë vit ka gjetur vetëm një herë rrugën e golit, duke mbetur në stol.

Mediat italiane deklarojnë se mes tij dhe Allegrit raportet nuk janë të mira, ndaj dhe sulmuesi spanjoll mund të largohet. Sakaq, media spanjolle, ‘OkDiario’ jep detaje të reja për sa i përket situatës së Moratas, i cili duket se kërkohet sërish nga Real Madridi.

Në kontratën e tij me Juventusin, Morata ka një klauzolë që mund të kalojë sërish tek Reali, nëse klubi spanjoll paguan 35 milionë euro. Sipas spanjolleve, Reali është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar, ndërsa vetë Morata mund ta pranojë largimin, pasi Allegri nuk i siguron minutat e kërkuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: