Real Madrid as që ka ndërmend të heqë dorë nga Paul Pogba. Pavarësisht sigurisë së shprehur pak ditë më parë nga trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer se mesfushori nuk do të largohet nga skuadra e tij, në Spanjë mendojnë krejt ndryshe. Mediat shumë pranë klubit “los blacos” vazhdojnë të vendosin francezin në krye të listës së dëshirave të Zinedine Zidane për merkaton.

062626251 5f2741e8 A149 451b 87a2 0410debe404d
062626251 5f2741e8 A149 451b 87a2 0410debe404d

Sipas tyre edhe vetë futbollisti vazhdon të kërkojë tranferimin në “Santiago Bernabeu”. Deri tani, pengesë është bërë muri i ngritur nga klubi anglez që ka refuzuar të gjitha ofertat. Por këto refuzime nuk e kanë demoralizuar Realin e Madridit që është hedhur sërish në sulm. Madrilenët kanë kohë për të bindur Manchester United deri më 8 gusht, ditë kur mbyllet edhe merkato e verës në Premier League. Një operacion i vështirë, por aspak I pamundur.

Pogba Zidane
Pogba Zidane

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 150 milion euro për Pogba, por Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij pretendojnë të marrin shërbimet e futbollistit, duke ofruar disa lojtarë në shkëmbim. Përveç Gareth Bale, në oferën e fundit të madrilenëve është vendosur edhe emri i James Rodriguez si dhe një çek me 30 milion euro. Një ofertë e rëndësishme, që mund të zhbllokojë sërish tratativat për atë që do të ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb