TIRANE

16 shtatori do të shënojë startin e sezonit të ri televiziv për emisionin “Real Story”. Nga kjo e hënë, gazetari i njohur Sokol Balla do të shoqërojë debatin politik, por jo vetëm, të mbrëmjes në News24.


Tashmë “Real Story” me nisjen e javës së ardhshme do të jetë në prime time në ekranin e “News24”, duke sjellë aktualitetin politik, ekonomik dhe social. Bashkë me Arjan Vasjarin, Skënder Minxhozin, Agron Gjekmarkajn, Eduard Zaloshnjën dhe analistë të tjerë, “Real Story” në këtë sezon të ri televiziv do të jetë katër herë në javë, nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00-23:00.


Pa dashur të zbulojë shumë, i kujdesshëm për të sjellë gjithnjë risi në ekran, gazetari Balla ka ditur edhe këtë herë të tërheqë me spotin promovues të emisionit në News24.


“Zhveshur nën ujë. Lënduar, por gjallë. E vërteta Real Story”, janë fjalët që vetë Balla ka përzgjedhur në promon lançuese të emisionit, risitë e surprizat e të cilin na mbetet t’i zbulojmë mbrëmjen e 16 shtator e gjatë gjithë këtij sezoni televiziv, në News24.

(BalkanWeb)