Transferimi i brazilianit Nejmar te Reali i Madridit është më shumë sesa një obsesion merkatoje, pasi prej dy vitesh është shndërruar në një telenovelë të vërtetë, me çdo dritare merkatoje e cila duket si më e përshtatshmja për ta veshur me fanellën e bardhë të madrilenëve, yllin e Paris Sën Zhërmenit.

Por sipas “Mundo Deportivos”, ekziston një klauzolë shitjeje “e pranueshme” për dikë që kërkon të shpenzojë, por hyn në fuqi vetëm në vitin 2020 dhe, sipas gazetës spanjolle, kush dëshiron të blejë brazilin, duhet të derdhë 170 milionë euro në arkat e klubit parizien dhe që ka trembur jo pak tifozët e PSG, pasi Real Madridi është vënë prej kohësh në ndjekje të Nejmarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: