Lojtarët e mëdhenj e dijnë kur është momenti i duhur. Cristiano Ronaldo njofton largimin pikërisht në momentin kur Reali fiton për herë të parë një ndeshje të kësaj rëndësie me të në fushë, por pa asnjë gol të tijin, pa shenjën e CR7, që të gjithë prisnin dhe ishin mësuar të shikonin.
Cristiano Ronaldo fitoi Champions-in e 5 në karrierën e tij (1 me Manchester United dhe 4 me Real Madrid). Pritej që CR7 të ishte i lumtur në kryeqytetin spanjoll pas trofeve të shumtë të fituar, sidomos ndërkombëtare, por ndodh e kundërta.
Duke komentuar fitoren e Champions-it në Kiev, ai ka dhënë sinjale të forta lamtumire. Ronaldo u shpreh: Kjo është ajo për të cilën kemi punuar dhe që e kemi pritur. E dinim që do të ishte e vështirë, por ne e merituam që të triumfonim në këtë mbrëmje. Finalet janë gjithmonë të komplikuara, por ne ja dolëm me meritë. Kemi bërë historinë. Ishte bukur të qëndroja në Madrid. Në të ardhmen do t’u jap një përgjigje tifozëve që më kanë qëndruar gjithnjë pranë. Kjo ka qenë deklarata e portugezit të Real Madridit në fund të ndeshjes finale në Kiev, e cila ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare. (o.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb