Juventusi në alarm. Reali i Madridit mendon seriozisht për Pol Pogban, duke planifikuar goditjen e madhe të merkatos. Vera e vitit 2015 do të jetë shumë e nxehtë në Torino, ku pritet të zbarkojnë përfaqësuesit e skuadrës madrilene me një ofertë bombastike ndaj së cilës presidenti Anjeli pritet të mos bëjë rezistencë. Florentino Perez ka gati çekun me 100 milionë euro për të transferuar në “Bernabeu” talentin francez. “Tuttosport” shkruan se operacioni është i ngjashëm me atë të Zinedin Zidanes disa vite më parë dhe nuk përjashtohet mundësia që historia të përsëritet. I mrekulluar nga shpejtësia e rritjes së talentit francez, Perez nuk kërkon ta humbasë për asnjë arsye djaloshin me origjinë nga Guinea. Goli i shënuar të dielën në Napoli, ishte vetëm maja e ajsbergut të një talenti, që në Madrid e shikojnë si pasardhësin e Zidanes. Pogba është një miks interesant, ku talenti i tij ka gjithçka brenda: fuqi, saktësi dhe shumë klas. Aventura në Torino është drejt perëndimit, edhe pse pak muaj më parë, klubi bardhezi i rinovoi kontratën. 100 milionë euro janë shumë për Juventusin, por jo aq shumë për Realin e Madridit, që i ka mësuar tifozët me goditje të denja për peshat e rënda.
(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: