Pas dy humbjeve radhazi në “El Clasico” kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, Champions mund të jetë ilaçi për të qetësuar situatën për momentin, por edhe varka e vetme e shpëtimit për Santiago Solarin dhe të besuarit e tij në këtë sezon. “Los Blankos” zbresin sërish në tempullin e tyre “Santiago Bernabeu” ku në mbrëmje do të presin Ajaksin e Amsterdamit, në sfidën e kthimit për 1/8 e Ligës së Kampioneve. Fitorja 2-1 në ndeshjen e vajtjes afron kampionët në fuqi të Europës me çerekfinalet. Edhe Santiago Solari nuk ka dyshime për kalimin në raundin tjetër.

Af211451b8637b7f9874eabe201950a4 Real Madrid Ajax Amsterdam Solari Menace Cadres Critiques Peur Sur La Maison Blanche
Af211451b8637b7f9874eabe201950a4 Real Madrid Ajax Amsterdam Solari Menace Cadres Critiques Peur Sur La Maison Blanche

“Sigurisht nuk jemi aspak të lumtur me rezultatet e fundit. Por skuadra është e përqëndruar dhe jam i bindur se do të dalim me fitore nga fusha e lojës. Kjo ndeshje në Champions vjen në momentin e duhur dhe duhet ta shfrytëzojmë më së miri”, ka bërë të ditur trajneri madrilen, që duhet të bëjë pa kapitenin Sergio Ramos.

Fbl Eur C1 Real Madrid Training
Fbl Eur C1 Real Madrid Training

Sërish Benzema, Lukas Vaquez dhe Vinicius Junior do të formojnë sulmin e Realit, ndërsa edhe një herë Bale duhte të presë shansin e tij gjatë ndeshjes. Kuotat e Ajaksit për t’u kualfikuar kanë rëndë ndjeshëm pas humbjes në shtëpi, por trajneri Erik Ten Hag nuk do të dorëzohet. Të paktën jo derisa skuadra e tij të luajë të gjitha shanset.

Cpinxqb6zei6tbnno6ppax6z3a
Cpinxqb6zei6tbnno6ppax6z3a

“Do të përpiqemi të marrim menjëherë inisiativën. Duam të përmbysim rezultatin, por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi në këtë sezon, Realit i ka mbetur si objektiv vetëm trofeu i Champions”, është shprehur Ten Hag që zbret pa mungesa në “Santiago Bernabeu”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: