Reali i Madridit ka shumë probleme për të zgjidhur: humori i keq i disa prej lojtarëve më të rëndësishë, gjetja e trajnerit të ardhshëm dhe shpëtimi i një sezoni deri tani zhgënjyes. Por, të paktën për momentin në klubin madrilen nuk duhet të mendojnë për sulmin. Mediat iberike bëjnë të ditur se Florentino Perez ka ndërprerë çdo tentativë të emisarëve të tij për të gjetur një tjetër lojtar për repartin ofensiv. Shkak për këtë është Karim Benzema.

Karim Benzema Hd Wallpapers (1)
Karim Benzema Hd Wallpapers (1)

Pas zërave se ai do të largohej nga “los blankos”, sulmuesi francez ka përmbysur situatën në favor të tij dhe ka bindur drejtuesit e klubit të vazhdojnë të besojnë tek ai. Benzema është nga të paktët lojtarë që mund të “shpëtohet” në këtë sezon mes madrilenëve, ndërsa si shpërblim për paraqitjet e lojtarit, Reali Madridit do ta konfirmojë atë edhe për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, gjetja e një sulmuesi nuk është prioritet në klubin madrilen. Kjo konfirmohet edhe nga tërheqja nga merkato, ku megjithëse në hapat e parë, sipas mediave spanjolle, tratativat për Mauro Ikardin dhe Paulo Dibala kishin nisur javë më parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb