Real Madrid është mundur 0-1 nga Leganes në ndeshjen e dytë të 1/8 të finales në Kupën e Mbreti por Los Blancos vazhduan në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu kanë arritur fitore me rezultat 3-0.

Skuadra e Santiago Solarit u shfaq përsëri e shëmtuar dhe pa ide, duke humbur ndeshjen, por fatmirësisht jo sa për të kompromentuar vazhdimin e mëtejshëm në turne.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi Martin Braithwaite në minutën e 30-të. Real Madridi gjatë historisë këtë trofe e ka fituar 19 herë, së fundmi në vitin 2014. Por, është Barcelona klubi më i titulluar me 30 tituj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb