Operacioni më i rëndësishëm i Realit të Madridit në merkaton e verës nuk është sfumuar. Përkundrazi, është i “gjallë”. Ndryshe nga sa mund të duket nga jashtë, klubi “los blancos” nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba, pavarësisht murit të ngritur nga Manchester United dhe trajneri I tij, Ole Gunnar Solskjaer.

Hazard And Pogba
Hazard And Pogba

Është e vërtetë ajo që thotë tekniku norvegjez se emisarët e Florentino Perez nuk kanë bërë një ofertë zyrtare në klubin angez, por ata po punojnë në fshehtësi me menaxherin e mesfushorit Mino Raiola për të gjetur rrugën më të mirë që do të ndjekë kampioni i botës drejt “Santiago Bernabeu”. Lajmi bëhet I ditur nga e përditëshmja spanjolle “AS”, gjithmonë e mirë informuar për çështjet e Real Madrid. Duke qëndruar në atë që raporton në numrin e së premtes kjo gazetë, madrilenët kanë vendosur të mos shpejtojnë dhe të presin momentin e duhur për të bërë lëvizjen finale.

Real Madrid Will Only Offer Man Utd £90m For Paul
Real Madrid Will Only Offer Man Utd £90m For Paul

Vetë Pogba është I joshur nga mundësia e transferimit te skuadra e Zinedine Zidan, çka ndihmon më shumë Realin në këtë operacion të vështirë, por aspak të pamundur. Tani mbetet vetëm për t’u bindur Manchester United. Sipas “AS”, madrilenët do të bëjnë ofertën e përfolur prej 150 milion euro, ndërsa mund të përfshijnë në tratativa edhe kartonin e një ose dy futbollistëve të tjerë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb