Real Madrid investoj mbi 300 milion euro në këtë merkato verë por si rrallë herë as tifozët e as trajneri nuk ndihen të plotësuar. As Hazard e as yjet e tjerë të afruar në Madrid nuk po arrijnë të normalizojnë situatën, Reali është shumë larg atij ekipi të frikshëm që në vitet e fundit dominoi totalisht në Champions League.

20171220 The18 Image Kylian Mbappe Wise Beyond His Years
20171220 The18 Image Kylian Mbappe Wise Beyond His Years

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”: Real Madrid ka një objektiv primar për verën e ardhshme, Kylian Mbappe. Talenti më i mirë në botë ishte një objektiv i Reali edhe në këtë merkato por mbretërorët hasën në një mur të madh nga ana e PSG por dhe vetë lojtari nuk ishte shumë i bindur për të ndryshuar ambient.

K.mbappe
K.mbappe

Situata mund të jetë ndryshe verën e ardhshme ku Reali do të përqendroj të gjitha energjitë për të vënë në jetë një transferim të tillë. Largimi i C.Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh në çdo aspekt, Reali ka nevojë për një lojtar që të bëjë diferencën ndërsa tifozët kërkojnë një idhull të ri, këtë gjë e shprehën publikisht gjatë prezantimit të Hazard ku në korr kërkuan që presidenti Perez të blej dhe Kylian Mbappe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb