Tekniku i Real Madridit, Carlo Ancelotti dha mendimin e tij para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

“Kemi mbërritur mirë, si gjithmonë para një finaleje. Me shumë entuziazëm dhe dëshirë. Problemet që patëm kundër Mallorca janë zgjidhur dhe të gjithë janë në dispozicion. Një finale kundër Barcelonës është gjithmonë e veçantë, kjo shton presionin”.

“Ata janë një rival historik dhe ndeshjet janë gjithmonë shumë konkurruese. Do të jetë shumë e vështirë për ne dhe për ata”, shtoi ai. “Ne duhet të luajmë shumë mirë, jo mirë, por shumë mirë. Ky titull ka vlerë. Kur fitojmë Superkupën, zakonisht sezoni përfundon mirë duke fituar kampionatin dhe Champions League. Është një ndeshje që të jep shumë vrull për të vazhduar të bëjmë mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb