“The Sun” është e drejtpërdrejtë dhe nuk përdor rrugë të mesme në lajmin që raporton në sajtin e tij on-line. Real Madridi dhe Gareth Bejl janë në një luftë të hapur mes tyre. Uellsiani, që pritej të merrte frerët e ekipit pas largimit të Ronaldos, ka dështuar totalisht të shndërrohet në një lider dhe tanimë, shikohet veçse si një peshë në dhomat e zhveshjes.

Ndaj, pas trajnerit Zinedin Zidan, që e ka lënë mënjanë sulmuesin prej kohësh, është edhe klubi ai që i del kundër. Sipas “Sun”, Real Madridi kërkon ta shesë uellsianin, por ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga “Los Blancos”. Ndaj, drejtuesit e Realit janë gati ta çojnë Bejlin te skuadra e U-23 deri në fund të kontratës, nëse ai nuk gjen shpejt një tjetër ekip për të vijuar karrierën e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: