TIRANE
Universiteti Luarasi ka organizuar një trajnim inovativ treditor me mësuesit e shkollave të mesme profesionale shqiptare mbi përdorimin e Realitetit Virtual (VR) në mësimdhënie. Trajnimi u bë në kuadër të projektit VRinVET, të financuar nga Bashkimi Evropian, duke synuar të përgatisë mësuesit dhe studentet për sfidat e epokës digjitale, përmes krijimit të një ure lidhëse midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës, thotë drejtori i projekteve me jashtë te universiteti Luarasi.
“Me anë të realitetit virtual ne synojmë të përmirësojmë modulet dhe kurrikulat mësimore sidomos në shkollat profesionale të Shqipërisë. sot kemi një trajnim në kuadër të këtij projekti, universiteti “Luarasi” është gjithnjë i angazhuar në projekte ndërkombëtare për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në të gjitha nivelet”, tha Dael Dervishi.
Për realizimin e këtij trajnimi në Universitetin “Luarasi” kanë ardhur dy profesorë nga universiteti Atılım në Ankara, që po ndajnë përvojën e tyre mbi integrimin e teknologjisë se Realitetit Virtual në arsimin profesional, ndërsa metodologjia synon të rrisë interaktivitetin në mësimdhënie, të përmirësojë aftësitë teknike të mësuesve dhe të sjellë një qasje më moderne në përgatitjen e nxënësve shqiptarë për tregun e punës, siç shpjegon DR. Sacip Toker.
“Jemi këtu për një projekt te BE-se qe e quajmë, Realiteti Virtual ne arsimin virtual, dhe qëllimi ynë është ngritja e kapaciteteve në Shqipëri, ndaj kemi ardhur te Universiteti Luarasi për të trajnuar mësuesit e arsimit profesional, që të përdorin realitetin virtual. pra qëllimi është përmirësimi i aftësive për këtë teknologji”, tha Dr. Sacip Toker nga Universiteti Atılım ne Ankara.
VRinVET është një projekt ndërkombëtar qe ka për qellim fuqizimin e institucioneve te arsimit profesional përmes teknologjisë dhe inovacionit ndërsa trajnimi te Universiteti “Luarasi” mes të tjerash, forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e edukimit.