Sidrit Guri edhe pse ishte një miqësore e nisi më së miri aventurën e tij në Belgjikë duke shënuar një ‘dopietë’ që i dha fitoren 2-1 Anderlektit kundër Zeuvelentes.


Në një intervistë të fundit sulmuesi shkodran shprehet se tani ka krijuar një ide për futbollin në Belgjikë dhe pret që sezonin e parë të kapë shifrën e 15 golave.


“Objektivi im personal është që të shënoj 15 gola. E kam parë nivelin këtu dhe nuk e shikoj të paarritshme. Njerëzit kanë interesim të madh për futbollin dhe kjo është gjë e mirë, pasi ky sport për ata luhet,”- u shpreh Guri fillimisht për ‘super sport’.


Më pas ai ‘bomberi’ foli për Kombëtaren: “Sa i përket Kombëtares, shpresoj të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe të jap më të mirën si në çdo futbollist shqiptar që do të përfaqësojë fanellën kuqezi. Për Kombëtaren jam gati të jap më të mirën dhe pres gjithmonë të më vijë ftesa.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb