Rey Manaj ishte protagonist në suksesin 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës. Klubi turk ku aktivizohet Manaj, Sivasspor, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e cilëson sulmuesin si arkitekt të fitores.

Ja postimi i Sivassporit:

“Në ndeshjen e javës së dytë të Grupit K të eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria mposhti Andorrën me rezultatin 3-0 në shtëpi.Dy nga golat i shënoi sulmuesi ynë Rey Manaj!Manaj ishte një nga arkitektët e fitores duke shënuar në minutat e 9-të dhe të 19-të.Urime Rey Manaj”, shkruhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb