Autori i golit të Shqipërisë, Kristjan Asllani,analizoi fitoren 1-0 ndaj Gjeorgjisë, në përballjen e mbajtur në Tbilisi.
“Këtë bluzën do e mbaj gjithmonë, sepse erdhi goli. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. E dimë që në shtëpi janë në skuadër e organizuar. E dinim që do luanin kështu. Sot ishim më të motivuar nga fillimi. Kjo është Shqipëria.
Kur fiton është mirë, por i dimë kritikat pas ndeshjes me Çekinë, sepse ky është futbolli. Ne jemi këtu të gjithë dhe jemi bashkë. E dinim që do të vinim këtu për të marrë pikë dhe ia dolëm.
Kur ekipet mbyllen, nuk prek shumë topa. Preferoj të ulem unë dhe të marr topin. Nuk rri mirë në fushë nëse nuk prek top. Tërhiqem unë dhe ngrihet Ramadani. Te goli, e dija që topi do të shkonte te Tuci, më pasoi dhe shënova.
Të gjithë ne japim maksimumin. Unë kur futem në fushë, futem për të fituar. Ndaj Çekisë, pësuam shpejt. Sot ishim skuadër, u mbrojtëm mirë dhe ia dolëm. Ishte shumë e vështirë. Duhet të dalim të lumtur nga kjo ndeshje.”,- tha ai.
(BalkanWeb)