Kristal Abazaj realizoi një gol në fitoren 0-1 të Tiranës ndaj Vllaznisë.
“Dihet që akoma rri me fizioterapistin. Jemi aty përherë nga mëngjesi deri në darkë, vetëm me Arzenin.
Ndeshja? Ishte fitore karakteri sepse treguam personalitet dhe një ekip kampion di ta bëjë mirë dhe kjo është Tirana. E dini që kundërshtari do të rrinte lart sepse kërkonte fitore dhe ka ekip të mirë por treguam që dimë të menaxhojmë ndeshjen.
Çmimi lojtari i muajit? Të jem i sinqertë nuk e kam menduar. Flas shumë sinqerisht. Për mua është e rëndësishme të marr minuta për të kaluar këtë periudhë të keq. Kam shënuar 3 gola por prapë puk ndihem mirë.
Dëmtimi? Të falënderoj për vlerësimin. Nuk kam çfarë fsheh. Kam dëmtim në muskul dhe tërheqje grada e dytë. Ekipi ka nevojë dhe mundohem ta ndihmoj pasi është kulmi i kampionatit. Shihemi në fund
Premio? Kemi pasur 2 herët e fundit premio. Edhe sot kishim premio. Nuk e dërgova mirë sa është çmimi por jemi mirë. Më mirë se asnjëherë”, u shpreh Abazaj pas ndeshjes” – Tha ai.
(BalkanWeb)