Një magji e Qazim Laçit, një gol fantastik e bërë dhe më të bukur për tifozët kuqezi këtë edicion të Champions League. Mesfushori shqiptar ishte protagonist absolut për ekipin e tij Spartën e Pragës, në ndeshje e parë në këtë edicion, atë kundër Salsburg, e fituar me rezultatin e pastër 3-0. Në minutën e 58-të, Laçi u shërbye në qendër, me një qetësi të denjë për një “bomber”, Laçit shmangu të gjithë rivalët në zonë me një lëvizje shumë të bukur duke dërguar me lehtësi topin në rrjetë.

Nuk kishte debutim më të bukur për Laçin në këtë tune se sa një gol i tillë. Për sa kohë ishte në fushë, deri në minutën e 84-ët, Laçi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për ekipin e tij. Në përfundim të ndeshjes, mesfushori kuqezi nuk i fshehu emocionet për këtë gol: “Ndjesia është e mrekullueshme, fantastike. Luajta në këtë kompeticion për herë të parë. Fituam dhe unë shënova gol. E gjithë skuadra luftoi, jam krenar për të gjithë. Ishte jashtëzakonisht entuziazmuese. Goli? Padyshim jam i lumtur që shënova gol, por në të vërtetë dua të uroj të gjithë skuadrën”, u shpreh Laçi ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb