Luftëtarët opozitarë në Siri thanë mbrëmë se e kanë thyer rrethimin trejavor të forcave qeveritare në qytetin Alepo, disa ditë pasi kanë nisur një kundërofensivë ndaj forcave qeveritare të Sirisë, që mbështeten nga Rusia dhe se këto forca qeveritare tani janë në defensivë.

Koalicioni Kombëtar opozitar, me seli në Stamboll të Turqisë, tha se në mënyrë të suksesshme e ka thyer rrethimin, duke hapur një rrugë të re në qytet nga pjesa jugperëndimore.

Luftëtarët opozitarë dhe militantët islamikë kanë ndërmarrë sulme të ashpra prej 31 korrikut për ta përfunduar rrethimin, nga i cila ishin bllokuar afro 250 mijë civilë në lagjet lindore të Alepos.

Por, Televizioni shtetëror i Sirisë mbrëmë vonë ka raportuar se ushtria e ka marrë kontrollin ndaj disa pikave kryesore në një kompleks ushtarak në jug të Alepos, ndaj të cilit më herët kontrollin e kishin marrë luftëtarët opozitarë.

Raportet për luftime të ashpra dhe sulme ajrore në këto hapësira, thonë se çfarëdo kalimi që është hapur për civilët, nuk do të jetë i sigurt.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: