Pas akuzave në distancë, Kukësi dhe Rexhinaldo i japin fund zyrtarisht bashkëpunimit ndërmjet tyre. Sulmuesi nga Mozambiku largohet nga klubi verilindorë pasi u kurorëzua fitues i Kupës ë Shqipërisë dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit në Superligë me 13 gola të shënuar. Rexhinaldo ishte një nga lojtarët më përcaktues të Kukësit këtë sezon, ku në 43 ndeshje shënoi 20 gola. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Kukësit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Rexhinaldon:

Rexhinaldo
Rexhinaldo

Njoftim i Klubit!
F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Reginaldo Artur Faite.
Sulmuesi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 20 gola në 43 ndeshje, nga të cilat 13 gola në Kategorinë Superiore, 5 gola në Kupën e Shqipërisë si dhe dy gola në Turin e parë të Uefa Champions League.
Mozambikasi me skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë si dhe “Këpucën e artë’ me 13 golat e tij në Superligë.
Klubi falenderon Reginaldo Artur Fait për kuntributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: