KAKAVIJE- Format e transportimit të lëndëve narkotike janë nga të më ndryshmet, siç është rasti i kapur sot në Kakavijë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se një policia e Kakavijës ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës, përmes linjës së autobusit Berat-Athinë. Mësohet se sasia e kanabisit ishte fshehur brenda kovës së mbushur me reçel qershie.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të paradites se sotme në vijën e dyte të kufirit. Droga u zbulua në bagazhet e autobusit, e kamufluar, një pako e mbështjelle me letër natriban. Veprimet e para hetimore po kryhen nga Antidroga e DVP Gjirokastër, ndërsa nuk dihet se kush është poseduesi i saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb