Eksperti i çështjeve ekonomike, profesor Selami Xhepa i ftuar në “Open” në News24, ka përmendur disa nga efektet që do të sjellin tarifat globale nga ana e SHBA. Xhepa tha se vendimi është absurd, pasi ky vendim do të prodhojë recesion, rritje çmimesh, tkurrje të ekonomisë, por nuk do të prodhojë investime në SHBA.
“ Vendimi s’ka logjikë politika amerikane. Do të kemi rritje çmimesh, recesion, tkurrje të ekonomisë, por jo investime në SHBA”, tha eksperti Xhepa.
(BalkanWeb)