Nëse do të dish cilat janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë, përgjigjja është me vetëm një fjalë, proteina. Disa studime tregojnë që mëngjeset e pasura me proteina, si vezë dhe proshutë, i lënë pas ushqimet me shumë karbohidrate si drithërat e mëngjesit.

Përveçse ju ndihmojnë për t’u ndier më të ngopur pas vaktit, efektet zgjasin gjatë gjithë ditës. Një studim i fundit në American Journal of Clinical Nutrition ka zbuluar që njerëzit që hanin një mëngjes të pasur me proteina konsumonin më pak vakte të vogla me shumë yndyrë, ose me shumë sheqer në mbrëmje, krahasuar me ata që e nisnin ditën me një vakt me pak proteina.

Një tjetër studim i vonë ka arritur në përfundimin që ata që hanë mëngjes me shumë proteina, kanë kontroll më të mirë mbi nivelet e glukozës dhe insulinës, që e mban ndjesinë e urisë në kontroll dhe mund të ulë rrezikun për t’u sëmurur nga diabeti.

Mike Roussell, Ph.D., këshilltar për ushqimin në revistën Men’s Health, sugjeron rreth 30 gramë proteina në mëngjes nga ushqimet si vezë, mish gjeldeti, kos i thjeshtë, ose një smoothie.
Mund të konsideroni edhe të hani darkën e mbetur për mëngjes, që zakonisht ka më shumë proteina sesa vaktet e tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: