Në fillim nuk ishte gjë tjetër veçse një fasho e thjeshtë për të mbrojtur gjoksin. E përdornin në fillim sportistet greke, ndërsa femrat e Romës së lashtë e përdornin atë si një brez me lëkurë të ngurtë ose copë të fortë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Recipeti është veshja që ndoshta ka pësuar evolucionin më të madh gjatë shekujve. Siç e njohim ne sot recipetin, modeli më pranë nesh i përket shekullit të kaluar, kur Mary Pleps Jacobs (njohur edhe si Caresse Crosby) krijoi në New York të parin ‘backless brassiere’. Ishte 3 nëntor 1914.
Mos e quani vetëm një aksesor. Mund të themi me plot gojën që recipeti ‘modern’ lindi mbi të gjitha si një instrument emancipimi i trupit femëror, që u lirua nga sikleti dhe ngurtësia e korseve të shtrënguara, të cilat shpesh herë ishin përgjegjëse për problemet që shkaktonin me shëndetin. Gjatë viteve recipeti është bërë edhe një instrument joshës, i aftë për të zmadhuar gjoksin, pa qenë e nevojshme të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale.


Nga modelet ikonikë të cilat u bënë të famshëm nga yjet e muzikës dhe kinemasë, tek pasarelat e modës femërore, për këtë vjeshtë-dimër, një nderim për veshjen më esenciale dhe të vërtetë femërore.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb