Martin Leka, ish-drejtor i Radio Tirana, në një lidhje me “Opinion” në News24 ka folur për kohën kur Parashqevi Simaku bëri recitalin e saj në Shqipëri.
Leka solli në vëmendje se Radio Tirana e mbështeti këtë koncert recital, por asnjë nga biznesmenët e asaj kohe nuk e ndihmuan.
Leka tha se recitali u zhvillua në Tiranë, Fier e Vlorë. Leka tha se Parashqevi Simaku ishte një ikonë, kishte një nivel intelektual që binte në sy.
“Deri në vitin 2000 kam komunikuar me Parashqevi Simakun. Është ikonë e kohës së saj. Në atë kohë ishte shumë mirë, këndonte në lokale, ishte me familjen e saj.
Parashqevia ishte mbi të gjitha njeri, në nivel intelektual binte në sy, besonte edhe pas zhgënjimeve që mund të kishte.
Në Shqipëri, Parashqevia u zhgënjye sepse nuk u ndihmua në recitalin e saj, kur erdhi në atë kohë. Recitalin e mbështeti Radio Tirana. Recitali u zhvillua në Tiranë, Fier e Vlorë”, tha Leka.