Një nga synimet e mëdha të Partizanit në merkato është Redon Xhixha. Sulmuesi nga Laçi aktualisht është pjesë e Karabagut në Azerbajxhan, por aktivizimi i paktë ka shtyrë lojtarin të mendojë rikthimin në kampionatin shqiptar.
Nisur edhe nga revolucioni që po ndodh te “Demat”, te Partizani Xhixha do të ishte gati të merrte një rol parësor dhe të mbante peshë mbi supe sa i përket ofensivës. Gazeta “Panorama Sport” mëson se sulmuesi është gjithnjë e më pranë Partizanit, megjithëse deri më tani negociatat nuk janë finalizuar dhe gjithçka mund të ndodhë.
Opsioni tjetër për Xhixhën flitet të jetë Egnatia, por duket se rrethi i tij i afërt po e shtyn më së shumti drejt “Demave”.