Skualifikimi i Paul Pogba për doping është zbritur nga 4 vjet në 18 muaj, vendim ky i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv këtë të hënë. Tekniku i Francës, Didier Deschamps,  në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur i lumtur që do e shikojë mesfushorin të luajë sërish.

“Jam shumë i lumtur që Paul Pogba do të kthehet të luajë shpejt futboll. Unë kam folur në telefon me të për shumë kohë, sigurisht gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë shumë e ndërlikuar për të. Natyrisht, është një lajm shumë, shumë i mirë për të” – tha Deschamps.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb