Tre gjenerata në ‘Vogue America’. Reese Witherspoon tregon në Instagram foton e revistës që i dedikon kopertinën dhe nënvizon: ’Ngjajmë me nënë time’.

Reese është një nënë perfekte, ka tre fëmijë dhe Ava Phillippe (më e madhja, e lindur në 1999), e ka lindur kur vetë aktorja ishte 23 vjeç.
Tani për revistën ajo pozon me ‘femrat e saj’, Ava dhe nënën e saj Betty, që ishte një infermiere në spitalin e Valderbiltit në Nashvill.

Në një intervistë Witherspoon kujton që kur ishte e vogël e shihte të punonte nënën e saj me fëmijët dhe nuk lodhej asnjëherë: Ajo ka pasur gjithmonë një qëndrim pozitiv, qeshte gjithmonë, thoshte gjithmonë një batutë dhe kishte gjithmonë shumë miq në punë’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb