TIRANE- Kontraversi Ben Blushi në një deklaratë para mediave pohoi se referendumi i datës 9 prill, që do të vendosë nëse do të ketë zgjedhje për kreun e ri të PS-së, është një manipulim i madh, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se do manipulojë procesin. Ai u bëri thirrje socialistëve që të vëzhgojnë kutitë e votimit, pasi rezultati final do të trukohet.

“Para se ti përgjigje Ramës, dua të them diçka. I bëj thirrje socialistëve me çdo formë dhe mjet që kam, të bëjnë çfarë është e mundur por të montuar këtë referendum. Të gjejnë mënyrën që të shmangin këtë mandat. Nuk është mandati im, por bëhet fjalë për PS. I bëj thirrje që të shohin kutitë.”, tha Blushi.

Nga ana tjetër Blushi u ndal dhe tek lista e zgjedhësve të PS, ndërsa theksoi se ato nuk gjenden në faqen zyrtare të selizë rozë. Ligjvënësi i majtë tha se ajo pjesë që nuk është dakord me referendumin, ka të drejtë që të ketë vëzhguesit e saj në këtë proces.

“Pasi është gjithçka një manipulim. Nëse hyni në faqen e PS nuk ka listë. Dje më thanë se një nga deputetët e rilindjes e paska listën e zgjedhësve në FB e vet personal. Po pse kështu votohet? Unë kam kërkuar me kolegët e mi, se palës që është kundër referendumit që të na jepeshin vëzhgues, Por nuk na janë dhënë. Rezultati do trokohet. Të vijmë tek lista. Dalin dhe thonë se lista është 81 mijë, apo 91 mijë apo më shumë. Rama do mbahet mend për shumë budallallëqe që ka bërë për këtë vend. Por që 6 për qind shqiptar janë socialist, nuk është e vërtetë. Këta kanë frikë nga pjesëmarrja. Referendumi është i vlefshëm kur kalohet prezenca mbi 51 për qind.”, pohoi Blushi.

Blushi tha se Rama ka frikë të marrë pjesë në zgjedhje. Teksa u ndal tek skandali i këtyre ditëve “Panama Papers”, nuk nguroi që ta krahasonte me procesin që po ndodh brenda PS-së, duke e titulluar me “Pa Rama Papers”.

“Pa Rama Papers është “Panama Papers”, pra pa Ramën. Shkoni pyesni deptyetët e Pogradecit. Në Pogradec ka pasur 500 anëtar, janë 600 fletë votimi brenda. Kjo është pra ‘Pa Rama Papers, grabitje të mandatit’”, theksoi Blushi.

Blushi theksoi më tej se do bëjë çfarë është e mundur për të penguar manipulimin e referendumit, të cilin e quajti farsën më të madhe në historinë e Shqipërisë.

“Unë po jua them se flas me socialistët pa pushim, me shumë njerëz që flas nëpër rrethe do bëjmë publik një numër që çdo socialist të denoncojnë hapur të gjitha shkeljet. Ju them të kthehen në vëzhgues të këtij akti të pashembullt. Do bëj çfarë është e mundur për të penguar manipulimin e këtij referendumi që është farsa më e madhe në historinë e Shqipërisë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: