Klubi i Barcelonës ka bërë kërkesë që ndeshja ndaj Las Palmas të shtyhet, por kjo kërkesë është anuluar nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Kështu lojtarët e Barcelonës kanë kërkuar nga presidenti i klubit që ndeshja të luhet pasi nuk duan t’i humbasin pikët në tavolinë.

Ndeshja ka nisur me dyer të mbyllura, pasi tifozët nuk do të futën në stadium për shkak të sigurisë, teksa mbahet referendumi për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja.

Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur që të fillojë me formacionin më të mirë të mundshëm, përveç mungesës së Andres Iniestas.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb