HUNGRARI- Fill pas publikimit të rezultateve të referendumit për refugjatët ka reaguar kryeministri hungarez Viktor Orban. Në një deklaratë për mediat Orban theksoi se Bashkimi Europian duhet të marrë parasysh rezultatin e referendumit.

Në një kohë që mediat hungareze referendumin e quajtën të dështuar, kryeministri pohoi se ai ishte i shkëlqyer. “Rezultati i referendumit ishte i shkëlqyer. Rezultati do pasohet me ndryshime kushtetuese.”, tha ai.

Sakaq, Gianni Pitella, Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian e cilësoi rezultatin e referendumit si ‘humbje të populistëve dhe ksenofobistëve’. Ai pohoi se është e nevojshme një zgjidhje e Bashkimit Europian për krizën e emigrimit. “Fitoi gjitha Europa, humbën populistët e ksenofobistët. Urojmë shumicën e hungarezëve që qëndruan në shtëpi”, tha Pitella.

Mediat ndërkombëtare thanë referendumi ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime me më pas se 50% e votuesve. Të dhënat dolën pas një sondazhi pas votimit, të cilat u pranuan dhe nga përfaqësues të partisë në pushtet. Një deputet i partisë ne pushtet, Gergely Gulyas tha se pjesëmarrja në votim ishte rreth 45%.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: