SHKUP-BDI-ja fton të gjithë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar për referendumin që mabhet në Maqedoni për emrin.

Partia e Ali Ahmetit kujton diasporën që mund ta shfrytëzojnë edhe mundësinë e paraqitjes në formë elektornike kurse ata që nuk do të regjistrohen për të votuar jashtë, më 30 shtator të vinë të votojnë në Maqedoni.

“Referendumi për integrim të vendit në NATO dhe BE është me rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, prandaj ftojmë të gjithë elementet përbërëse të shoqërisë që të mobilizohen për ta përcaktuar të ardhmen e sigurtë”, thuhet në apelin e BDI-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: