SHKUP- Referendumi për emrin e Maqedonisë të dielën, do të monitorohet nga një numër i madh i monitoruesve të huaj dhe vendorë.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë regjistruar mbi 11.907 mijë vëzhgues vendorë dhe rreth 493 të huaj.

Nga organizatat vendore numrin më të madh të monitoruesve e ka Shoqata për Politika dhe Nisma Qytetare me 5.574 monitorues, si dhe organizata të tjera.

Nga monitoruesit e huaj 197 janë nga misioni OSBE/ODIHR, 35 nga ambasada e SHBA-ve, si dhe monitorues nga vendet e BE-së dhe vende të tjera të rajonit.

Referendumi për emrin ka zgjuar edhe interesimin e shumë mediave botërore. Janë akredituar mbi 80 gazetarë nga 32 media të huaja. Afati për akreditimin e mediave ka qenë deri më 24 shtator. Në referendumin e së dielës të drejtë votimi kanë mbi 1.8 milionë banorë. Referendumi do të jetë i suksesshëm nëse do të votojnë mbi 50 % të votuesve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb