TIRANË

Megjithëse e ka quajtur fitore e së ardhmes, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen PS. Si një reflektim për pjesëmarrjen e ulët, Rama e cilësoi një pozicionim të ri të PS-së në skenën politike.

“Debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe duke u mbështetur në shembujt e suksesshëm organizativë që nuk munguan sot. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë.
Sa kohë do të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur nuk dëgjojë, se jo vetëm e kanë humbur davanë por se as Zoti vetë nuk i shpëton nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun e disfatës jashtë tyre”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: