Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ka reaguar pas deklaratave të forta të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër Reformës në Drejtësi dhe miliarderit George Soros.

Sipas Kreut të Shtetit, “Reforma në Drejtësi është një koloni personale e një fondacioni botëror”, ndërsa paralajmëroi Sorosin se ai është raca e Avni Rustemit dhe do t’i dalë Zot Shqipërisë.

Studiuesi Plasari mbështet këto deklarata, duke u shprehur se ka katër vjet që e përsërit këtë të vërtetë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Plasari shkruan se “Reforma në Drejtësi” e një fondacioni të huaj shpartalloi Republikën e Shqipërisë.

“MË NË FUND! U BËNË KATËR VITE QË E PËRSËRIS KËTË TË VËRTETË! Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…”, thekson studiuesi.

Plasari
Plasari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb